Lyon fiton derbin francez, humbja e parë e PSG-së
Lyoni i ka shkaktuar humbjen e parë sezonale në Ligue 1 PSG-së.
Skuadra e drejtuar nga Genesio ka mposhtur atë të Tuchel me rezultat 2-1.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Di Maria në minutën e shtatë të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Rezultatin e barazoi Mousa Dembele në minutën e 33-të të ndeshjes.
Golin e fitores e shënoi Nabil Fekir në minutën e 49-të të ndeshjes.
Edhe për kundër humbjes, PSG është e para me 56 pikë derisa Lyon është në vendin e tretë me 43 pikë. /IndeksOnline/