75 Mall Live Search
23:16 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / C E

Lyon gjunjëzon PSG-në, e kap në krye falë një gafe

Lyon kas fituar 1-0 ndeshjen e madhe të javës së 14-të të Ligue 1 ndaj PSG-së.

Skuadra e Garcias ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë dhe ka kapur parisienët në kreun e renditjes me 29 pikë.

Ndeshja është vendosur nga një gol i shënuar në minutën e 35-të nga Kadewere, i cili ka shënuar me lehtësi pas një gabimi të bërë nga mbrojtja e vendasve.

Lyon ka tre lojtarë të ndryshëm me 5 ose më shumë gola në këtë sezon t ë Ligue 1 (Toko Ekambi, Depay, Kadewere), më shumë se çdo skuadër tjetër në 5 kampionatet kryesore të Evropës në sezonin 2020/21.

Parisi ka humbur 4 nga 14 ndeshjet e para të Ligue 1 në këtë sezon, ecuria e tyre më e keqe në këtë fazë që nga sezoni 2009/10 ( gjithashtu 4), kur PSG e mbylli kampionatin në vendin e 13-të.