75 Mall Live Search
08:45 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Lyon luan sonte, a është ftuar i kërkuari nga Barcelona, Memphis Depay?

Sonte nga ora 21:00 do të luhet ndeshja e javës së tretë në Ligën e Francës mes Bordeaux dhe Lyon.

Gjysmë-finalisti i Ligës së Kampionëve, Lyon e nisi me vonesë Ligën e Francës këtë sezon për shkak të angazhimeve në garat evropiane. Ata kanë luajtur vetëm një gjiro nga dy sa janë zhvilluar gjithësej, transmeton Indeksonline.

Ndeshjen e parë, Lyon arriti të shënoj fitore me rezultat 4:1 kundër Dijon.

Mbrëmë gjysmë-finalisti i Ligës së Kampionëve publikoj listën e futbollistëve të ftuar.

Në listën e të ftuarve është edhe emri i sulmuesit, Memphis Depay.

Holandezi po përflitet shumë për një transferim tek Barcelona. Sipas mediave, ai ka arritur tashmë marrëveshje personale me klubin katalunas./Indeksonline/

Image