75 Mall Live Search
10:55 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Lypte në rrugë, ishte rrahur brutalisht/ Ylli i NBA-së ndryshon krejtësisht!

Ish-basketbollisti i NBA-së, Delonte West, ishte fotografuar në Dallas disa muaj më parë, duke lypur në rrugë. Por, vetëm pas disa muajsh, jeta e tij ka ndërruar krejtësisht.

Edhe pse fitoi mbi 16 milionë dollarë gjatë karrierës së tij, Delonte mbeti pa para, shkruan IndeksOnline.

Ai kishte probleme mendore dhe gjatë vitit 2020 ishte rrahur brutalisht.

Ish-shokët e skuadrës tentuan t’i ndihmonin, por Delonte nuk pranonte. Kurse gjatë tetorit të vitit të kaluar, pronari i Dallas Maverksit, Mark Cuban i mori gjërat në duar dhe i ofroi ndihmë ish-basketbollistit.

“Zonja dhe zotërinj. Ky është Delonte West, na pret një rrugë shumë, shumë e gjatë. Ai ka filluar me hapat e parë. Ju falënderon të gjithëve përzemërsisht”, kishte shkruar në rrjetet sociale pronari i klubit të NBA-së.

Dhe tani, pas tre muaj e gjysmë, Westi ka një punë. Ai po punon në një institucion “Reebound Thrapy Center”, në Florida./IndeksOnline/