16:34 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / OSH

Lyrical Son feston përvjetorin e shtatë të martesës

Rep-artisti i njohur shqiptar, Lyrical Son, është ndër më të dashurit për audiencën e gjerë.

Ai është aktiv në rrjete sociale, ndërsa publikon imazhe të shumta që paraqesin jetën dhe karrierën e tij profesionale.

Ndërkaq, në një postim të fundit në Instagram, reperi ka bërë të ditur se po feston shtatë vjetorin e martesës.

Lyrical zgjodhi që të shpërndajë një fotografi që bashkëshortja e ka publikuar, ndërsa kjo e fundit edhe i kishte dedikuar disa fjalë.

“Nuk mërzitem asnjë moment me ty zemra ime”, ka shkruar Gresa në përshkrim. Në fotografinë e ndarë për ndjekësit, dyshja u panë mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit. Përndryshe, çifti i njohur janë prindër të një vajze pesë vjeçare, që quhet Eva./Indeksonline/