23:56 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Lyrical Son ka një urim të veçantë për vajzën, me rastin e ditëlindjes së saj

Reperi i njohur shqiptar Lyrical Son, njihet për publikun me hitet e tij që ka sjellë tash e shumë vite.

Ai me talentin që ka në muzikë, ka arritur të bëjë për vete një numër të madh fansash, shkruan Indeksonline.

Reperi gjithashtu gëzon një familje të lumtur dhe shfaqet herë pas here me gruan dhe dy vajzat e tij.

Së fundmi, ai ka uruar vajzën e tij  Eva, me rastin e ditëlindjes së 4-të të saj.

“Urime ditëlindjen zemra e babit. Ishalla je me shendet, e lumturi gjatë gjithë jetës”, ka shkruar ai në urimin që e ka plotësuar edhe me disa fotografi bashkë me vajzën.  /Indeksonline/