11:56 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / A. M.

M.City refuzon ofertën e PSG-s për Bernardo Silvan

Manchester City e ka refuzuar ofertën e Paris Saint Germain për mesfushorin ofanziv, Bernardo Silva.

Sipas mediave franceze, dërguan një ofertë prej 80 milionë euro, shumë kjo që nuk bindi drejtuesit e City.

Portugezi është njëri ndër emrat më të lakuar gjatë kësaj merkatoje verore, pasi që flitej për transferimin e tij tek Barcelona. Por akoma nuk ka ndodhur diçka konkrete në mes të tij dhe ndonjë klubi.

Para disa ditësh u raportua se ish-lojtari i Monacos është vendosur në shtëpinë e tij të re në Mançester, shenjë kjo që tregon se ai ka vendosur të qëndrojë.