M.United vazhdon ta paguaj Mason Greenwood

Manchester United po vazhdon ta paguaj ende sulmuesit e suspenduar Mason Greenwood, me pagën prej 75000 mijë funte në javë edhe pse nuk ka asnjë shenjë të tij në klub.
20 vjeçari u suspendua nga klubi për shkak se u akuzua nga ish dashura e tij Harriet Robson, për përdhunim dhe shkaktim të lëndimeve trupore, transmeton IndeksOnline.
Ai po vazhdon të përballet me gjyqin, kurse pak ditë më parë u lirua me kusht./IndeksOnline/
