75 Mall Live Search
11:59 / E Martë, 07 Tetor 2025 / H F

Mbledhja e qeverisë, ky është rendi i ditës

Brenda pak minutash pritet të nisë mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Janë gjithësej 7 pika të rendit të ditës, që pritet të diskutohen në mbledhjen e paraparë të nis në orën 12:00, transmeton IndeksOnline.

RENDI I DITËS

1. Shqyrtimi i propozimvendimit për aprovimin e ekstraktit të procesverbalit dhe të transkriptit të mbledhjes së 269-të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM)

2. Shqyrtimi i propozimvendimit përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Menaxhimi mbeturinave se ngurta II-IV, Deponia e re sanitare, Zona kadastrale Ladoglave, Komuna e Pejës (MMPHI)

3. Shqyrtimi i propozimvendimit preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e Projektit infrastrukturor për interes publik, “Ndërtimi i urës mbi lumin Ibër që lidhë Mitrovicën Veriore dhe Mitrovicën Jugore (MMPHI)

4. Shqyrtimi i propozimvendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit ndërtimit “Kyçjes së Vitisë në autoudhën Prishtinë “Arbër Xhaferi” (MMPHI)

5. Shqyrtimi i propozimvendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 3.4-Kuponë ushqimi për familjet në nevojë të pakos së ringjalljes ekonomike (MPPT)

6. Shqyrtimi i propozimvendimit për miratimin e Programit për mbrojtjen e konsumatori të cenueshëm të energjisë elektrike (MFFT)

7. Shqyrtimi i propozimvendimit për aprovimin e kërkesës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e buxhetit shtesë për subvencionimin e testeve dhe materialeve mësimore (MFFT)

No description available.