75 Mall Live Search
17:17 / E Diele, 15 Mars 2026 / AR

Martesë në familjen mbretërore shqiptare, Leka II kurorëzohet me Blerta Celibashin

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar zyrtarisht martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Leka II, Princ i Shqiptarëve, me Blerta Celibashin.

Ceremonia është zhvilluar në një atmosferë private, duke ruajtur karakterin intim dhe solemn të këtij momenti të rëndësishëm për familjen mbretërore, shkruan Indeksonline.

Fotografia zyrtare e publikuar me këtë rast është realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki, një vend historik me rëndësi të veçantë simbolike. Sipas njoftimit, përzgjedhja e këtij ambienti lidhet me nderimin e trashëgimisë familjare dhe historisë së Familjes Mbretërore Shqiptare.

Pas martesës, Blerta do të mbajë titullin Princeshë e Shqiptarëve dhe mbiemrin e familjes Zogu. Familja Mbretërore e ka ndarë këtë lajm të gëzueshëm me kombin shqiptar dhe me miqtë e saj në mbarë botën./Indeksonline/