75 Mall Live Search
14:47 / E Hënë, 17 Qershor 2024 / S Z

Mbi 2 mijë fëmijë linden në prill, ja sa femra e sa meshkuj

Vetëm gjatë muajit prill janë regjistruar 2 mijë e 036 lindje brenda dhe jashtë Kosovës. Vazhdojnë të prijnë me numër meshkujt.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK),  prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 mijë 061 janë meshkuj dhe 975 femra, raporton Indeksonline.

“Në muajin Prill 2024 janë regjistruar 2 036 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 061  lindje janë meshkuj dhe 975 lindje janë femra”, thuhet në raportin e ASK-së.