75 Mall Live Search
14:02 / E Hënë, 03 Shkurt 2025 / L K

M48-shi viziton bizneset në Hajvali

Mefail Bajqinovci, kandidati me numër 48 nga Lëvizja Vetëvendosje ka vizituar sot disa biznese në Hajvali të Prishtinës. Mefi ka thënë se bizneset mbeten prioritet i Lëvizjes Vetëvendosje për të fuqizuar ekonominë e vendit.

“Sot vizituam shumë biznese në Ajvali, ku patëm mundësinë të dëgjojmë nga afër shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Bashkëbisedimi me ta na dha një pasqyrë të qartë për sfidat dhe mundësitë që ata hasin çdo ditë.
Bizneset vendore janë shtylla e zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës, prandaj angazhimi ynë mbetet i palëkundur në mbështetje të tyre përmes politikave të drejta dhe investimeve që forcojnë ekonominë tonë” shkruan Bajqinovci në Facebook.