Mariah Carey thyen sërish rekord me këngën e Krishtlindjeve

Mariah Carey ka thyer një rekord të ri me këngën e Krishtlindjeve “All I Want For Christmas Is You”.
Hiti u transmetua më shumë se 21.2 milionë herë që nga dhjetori, raporton Vulture, transmeton Indeksonline.
Kënga e cila u lansua në vitin 1994 u dëgjua 21.273.357 herë në mbarë botën në natën e Krishtlindjeve.
“Easy On Me”, nga Adele është renditur në vendin e dytë.