“Ma droguan djalin”/ Nëna nga Hajvalia e denoncon një të dyshuar në polici

Një nënë nga Hajvalia ka raportuar në polici se një person e kishte marrë me veturën e tij djalin e saj të mitur dhe i kishte dhënë për të konsumuar substancë narkotike.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton IndeksOnline.
Prokurori ka urdhëruar që të hapet rast për intoksim i personit tjetër me substance narkotike.
Me rastin po merret Njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit policor./IndeksOnline/