Ma mirë për Gjakovën/ Beqa e Shabani mbajnë takim të frytshëm me qytetarët e Bashkësisë së Dytë Lokale

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, së bashku me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Ervin Shabanin janë pritur ngrohtë në takim nga qytetarët aktivë të Bashkësisë së Dytë Lokale.
Beqa përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë detaje nga ky takim ku ka thënë se u diskutua për projekte konkrete që do t’i shërbejnë zhvillimit të Komunës.
”Takim i frytshëm me qytetarët aktivë të Bashkësisë së Dytë Lokale!Së bashku me Ervin Shabanin dhe kandidatët tanë për Kuvend Komunal – Anila Doli, Dorina Bakalli, Dr.Leonora Lleshi dhe Zegjina Juniku – diskutuam për projekte konkrete që do t’i shërbejnë zhvillimit të Komunës sonë.Sepse zëri juaj dhe idetë tuaja janë baza e së ardhmes së qytetit tonë!” ka shkruar ai.
Postimi i plotë: