75 Mall Live Search
18:15 / E Mërkurë, 14 Janar 2026 / Gj Sh

Masa të larta sigurie, KB Prishtina po mbanë kuvendin!

Klubi Basketbollistik Prishtina në këto momente është duke e mbajtur kuvendin e ri zgjedor të klubit.

Mbledhja është duke u mbajtur në hotel “Emerald”, shkruan IndeksOnline.

Në këtë mbledhje pritet të zgjidhet Kryetari dhe Bordi i ri drejtues i klubit.

IndeksOnline ka siguruar pamje para hotelit, ku shihen masa të lata sigurie.

Masat e larta të sigurisë janë për shkakë të paknaqësisë që kanë tifogrupi “Plisat” me kryesinë aktuale, ku kanë paralajmëruar edhe protesta në rast se nuk ndodhin ndryshime./IndeksOnline/