07:18 / E Premte, 23 Prill 2021 / OSH

Maas arrin në Beograd, pritet nga homologu serb

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka arritur në Serbi, pas vizitës zyrtare që kishte në Kosovë.

Maas në aeroportin e Beogradit është pritur nga homologu i tij serb, Nikola Selakoviq.

Ai në Prishtinë është takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe me ministrene e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Tema të diskutimit ishin vaksinat anti COVID, dialogu Prishtinë-Beograd dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.