Mabetex Prishtina të dielën përballet me FC Shkupi

Klubi nga kryeqyteti, FC Mabetex Prishtina ka vendosur që 5 vjetorin e klubit ta festojë duke u përballur me skuadrën FC Shkupi Futsall.
Kjo ndeshje pritet të jetë mjaftë e fortë pasi që të dyja skuadrat kanë lojtarë mjaftë kualitativ e që dinë të japin spektakël.
Kjo ndeshje zhvillohet të dielën, nga ora 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë./IndeksOnline/
