11:13 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Macja e cila është më e vogël se një brushë dhëmbësh!

Një pronare e shtëpive në Los Anxhelos u trondit pasi gjeti një mace të vogël nën shtëpinë e tyre.

Macja ishte vetëm dhe akoma kishte kordonin e saj kërthizor.

Ata kishin vëzhguar macen e humbur dhe mendonin se ajo ishte braktisur. Macja ishte nën peshë dhe peshonte vetëm 76 gramë e kishte nevojë të madhe për kujdes mjekësor, transmeton Indeksonline.

Saktësisht macja në fjalë ishte më e vogël se një brushë dhëmbësh. Nën kujdesin e njerëzve me vullnet të mirë, macja po vazhdon të rritet çdo ditë duke u ushqyer me shishe.

Këmbët e saj po bëhen edhe më aktive dhe po vazhdon të  bëjë jetën në mënyrë të rregullt./Indeksonline/