09:57 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Macja e Lagerfeld falënderon publikun për ngushëllimet

Macja e dizajnerit gjerman, Karl Lagerfeld, e cila është kthyer në qendër të vëmendjes pas trashëgimit të pasurisë 273 milionë dollarëshe, ka bërë të ditur se është në zi.

Ajo në llogarinë e saj në Twitter ka shkruar se i është thyer zemra pas vdekjes së pronarit të saj.

Macja e përkëdhelur e Karl Lagerfeld, Choupette, ka falënderuar publikun për ngushëllimet e tyre, shkruan Indeksonline.

Macen 7- vjeçare, dizajneri e mori nga modeli francez Baptiste Giabiconi në fund të vitit 2011.

Përveç se ka një faqe në Twitter, macja ka mbi 130,000 ndjekës në Instagram.

Ndryshe,gjermani dhe udhëheqësi i perandorisë së modës Chanel vdiq në Paris në moshën 85 vjeçare, pasi një lufte me kancerin e pankreasit./Indeksonline/