18:06 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Macja iu bashkohet modeleve për të sfiluar në shfaqjen e modës!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një sfilate mode të markës së njohur të veshjeve ‘Dior’.

Gjatë kohës kur modelet po reklamonin koleksionin e ri të veshjeve atyre iu është bashkuar edhe një mac, shkruan Indeksonline.

E qetë, macja e ka vazhduar rrugëtimin e saj pa u penguar nga askush teksa modelet nuk ndaluan sfilatën për asnjë moment.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, edhe vitin e kaluar në sfilatën e modës në Stamboll  një mac ishte ngjitur në skenë./Indeksonline/