Macja me këmbë të përdredhura që thonë se duket si merimangë!
Macet janë shumë të dashura nga njerëzit. Madje shumë prej tyre gjejnë vend-qëndrim në familje të ndryshme, duke u bërë edhe më të dashura përderisa mbahen në shpi.
Por Aries është një mace shumë e veçantë.
Macja në fjalë bashkë me disa maçokë dhe mace të tjera lindën në një strehë pasi nëna e tyre u kap në një kurth.

Më pas personat që morën nën kujdes Aries-in kuptuan se ajo dukej më ndryshe nga të gjithë, pasi kishte këmbë të përdredhura, gjë që e bënte të dukej si merimangë, transmeton Indeksonline.
Aries ka vështirësi të ngjitet lartë por që është e shëndetshme dhe e lumtur. Përpos kësja nuk ka dhimbje edhe pse këmbët i ka të përdredhura dhe e bëjnë të duket më ndryshe./Indeksonline/

