75 Mall Live Search
21:30 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / OSH

Macron: Amerikanët kanë përzgjedhur presidentin e tyre, urime

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka uruar Joe Biden për detyrën e re që ka marrë si president i SHBA-së.

“Amerikanët kanë përzgjedhur presidentin e tyre. Urime Joe Biden dhe Kamala Harris”.

“Ne kemi për të bërë shumë nga sfidat e ditëve të sotme. Le të punojmë së bashku”, ka shkruar Macron në rrjetin social Twitter.