75 Mall Live Search
09:05 / E Mërkurë, 09 Korrik 2025 / H F

Macron: Britania e Madhe dhe Franca kanë për detyrë të trajtojnë me vendosmëri emigracionin e paligjshëm

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot në Parlamentin britanik se Britania e Madhe dhe Franca kishin për detyrë ta trajtonin çështjen e emigracionit të paligjshëm me humanizëm, solidaritet dhe vendosmëri, sipas BBC-i.

“Nuk mund të lejojmë që rregullat e vendeve tona për pranimin e emigrantëve të shkilen dhe rrjetet kriminale të shfrytëzojnë në mënyrë cinike shpresat e kaq shumë individëve”, tha Macron, duke folur në ditën e parë të vizitës së tij shtetërore në BM.

Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte do të marrin pjesë në një banket shtetëror në kështjellën “Windsor”, këtë mbrëmje së bashku me mbretin, mbretëreshën dhe princeshën e Uellsit.

Më herët, mbreti Charles dhe presidenti francez, Macron kryen një inspektim ceremonial në kështjellën “Windsor”.

Macron dhe kryeministri Keir Starmer do të zhvillojnë takime nga e mërkura që synojnë trajtimin e emigracionit të paligjshëm.