75 Mall Live Search
13:19 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / A. M.

Macron del nga vetizolimi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nuk ka më simptoma të koronavirusit.

Kështu që atij tashti i është mundësuar dalja nga vetizolimi, njofton Elysee.

French President Emmanuel Macron tests positive for COVID-19 | The Star

“Presidenti nuk ka më simptoma”, thuhet në njoftim.

“Në përputhje me protokollet shëndetësore, vetizolimi i presidentit mund të përfundojë pas shtatë ditësh.

Macroni ka dalë pozitiv me COVID-19,  më 17 dhjetor pasi që iu kanë shfaqur simptomat, por që ka vazhduar t’i kryente detyrat e tij edhe nga izolomi.

Ai ua ka uruar të gjithëve festat e fundvitit, pavarësisht rrethanave të jashtëzakonshme, ku dhe ka bërë thirrje për t’u bashkuar kundër këtij virusi.