22:02 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Macron do ta vizitoi Serbinë në muajin korrik

Presidenti francez, Emmanuel Macron do ta vizitoj Serbinë në muajin korrik të këtij viti, lajmëroi ambasadori francez në Beograd, Frederik Mondoloni.

Macron do të vij në një ceremoni që do ta shënonte rivendosjen e fluturimit “Air France” në aeroportin e Beogradit.

Kompania ka thënë se kjo vizitë e Macronit do të ndihmonte në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Hera e fundit kur “Air France” ishte ulur në Beograd ishte para gjashtë viteve./Indeksonline/