22:09 / E Diele, 19 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Macron: Fëmijët e plagosur ose të sëmurë të Gazës që kanë nevojë për kujdes urgjent mund të trajtohen në Francë

Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi të dielën se fëmijët e plagosur ose të sëmurë të Gazës që kanë nevojë për kujdes urgjent mund të trajtohen në Francë nëse kjo është e nevojshme.

Në një mesazh të postuar në X, Macron thekson se Franca po mobilizon të gjitha mjetet që ka në dispozicion, kryesisht nga ajri, në mënyrë që fëmijët të transportohen dhe trajtohen në Francë.

Presidenti francez iu referua mbërritjes në fillim të javës në Egjipt të helikopterit Dixmude, i cili është shndërruar në një spital lundrues për të trajtuar rastet e rënda dhe transportimin e të plagosurve, nëse është e nevojshme, në spitale.

Një tjetër avion i forcave ajrore franceze do të transportojë gjithashtu më shumë se 10 tonë ndihmë mjekësore dhe dy njësi mjekësore të lëvizshme për të trajtuar 500 të plagosur rëndë secila në fillim të javës.

“Ndihma humanitare duhet të arrijë sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Për këtë arsye, ne duhet të arrijmë një pauzë të menjëhershme humanitare që do të çojë në një armëpushim”, shkroi Macron./abcnews.al