75 Mall Live Search
18:44 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Macron fjalimin e tij në Beograd për Kosovën e publikon edhe në gjuhën shqipe

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës ditore në Serbi, ka takuar krerët shtetërorë, ndërkaq ka folur edhe për Kosovën.

Ai ka theksuar se ‘Serbia dhe Kosova janë shtete evropiane dhe ne duhet të ndihmojmë që kjo të bëhet fakt.’

Edhe pse mediet serbe kanë injoruar deklaratën e tij për Kosovën, ai ka publikuar videon e fjalimit në Beograd edhe në gjuhën shqipe, shkruan Telegrafi.

Pra në faqen e tij në Facebook, Macron ka mundësuar qasjen në videon e tij edhe me titra shqip, përmes një mënyrë të thjeshtë të klikimit.

“Duhet të ndërtojmë së bashku paqen mes Serbisë dhe Kosovës. Mesazhi im nga Beogradi”, shkruan Presidenti i Francës në videon e tij.

Gjatë vizitës në Serbi, Macron u takua edhe me një grup studentësh, mes të cilëve ishin edhe dy shqiptarë.

Ata e njohën presidentin me problematikat që hasin të rinjtë në Ballkan dhe me projektet e tyre për të krijuar një të ardhme në vendlindje.

Mē poshtë në fotografi keni një pjesë të videos në fjalë të titruar në shqip nga faqja e presidentit francez.