22:29 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Macron: Franca i ka nisur ndihmat për në Liban

Franca është në proces e sipër të dërgimit të ndihmave në Liban, pas shpërthimit masiv sot në portin e Bejrutit, njoftoi presidenti francez Emmanuel Macron.

“Franca është krah për krah me Libanin. Gjithmonë”, shkoi në Twitter Macron.

“Ndihma dhe burimet franceze janë aktualisht rrugës për atje”, shtoi ai, raporton ATSh.

Zyra e Macron-it njoftoi se ai ka telefonuar, gjithashtu, presidentin libanez Michel Aoun për t’i shprehur mbështetjen e Francës për popullin libanez.