Macron futet pas ndeshjes në zhveshtoren e Marokos, ky ishte mesazhi i tij (VIDEO)

Franca ka arritur të kaloj në finale të Kampionatit Botëror, pasi mposhti Marokon me rezultat 2-0.
Pas përfundimit të ndeshjes, presidenti i Francës, Emannuel Macron, është futur në zhveshtoren e Marokos, shkruan IndeksOnline.
Ai përgëzoi kombëtaren marokene për suksesin e arritur dhe kishte edhe një mesazh për mesfushorin e Fiorentinës, Sofyan Amrabat.
Macron i tha 26 vjeçarit se ishte Mesfushori më i mirë në këtë Botëror.
Franca në finale do të përballet me Argjentinën, ku do të tentoj të mbroj titullin./IndeksOnline/