Macron: G20 të bëjë presion ndaj talebanëve për t’u dhënë vajzave të ardhme

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se dëshiron që Grupi i 20 fuqive kryesore ekonomike të vendosë kushte për njohjen e talebanëve, përfshirë sigurimin e të drejtave të grave dhe vajzave.
Deri më tani nën regjimin e talebanëve, vajzat e reja afgane janë lejuar të kthehen në shkollën fillore, por vajzave më të mëdha u është ndaluar të shkojnë në shkollë të mesme dhe shumica e grave nuk janë lejuar të kthehen në punë, raporton abcnews, transmeton Indeksonline.
Macron tha në Francë se fuqitë globale duhet t’u thonë talebanëve: “Ju absolutisht duhet t’u jepni vajzave të reja të ardhme në vendin tuaj, dhe kjo është një nga gjërat që ne do t’i shikojmë para se t’ju njohim“.
Ai tha se lejimi i të gjitha vajzave në shkollë është një nga shqetësimet e tij./Indeksonline/