Macron: S’jemi në luftë, ende mbaj kontakte me Putinin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sot i është drejtuar popullit francez, ku ka folur edhe për krizën në Ukrainë, pas përpjekjeve për pushtim nga Rusia.
Macron ka thënë se Franca nuk është në luftë me Rusinë.
“Nuk jemi në luftë me Rusinë”, ka thënë Macron, në kohën kur shumica e shteteve perëndimore po tregohen të rrepta me Putinin dhe shtetin rus.
Në adresimin e tij, ai ka thënë se lufta në Ukrainë ka trazuar Evropën.
Gjithashtu, Macron ka theksuar se mban kontakte me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe me presidentin rus, Vladimir Putin.
Ndryshe nga Macron, disa liderë të perëndimit, kanë ndërprerë marrëdhëniet me Putinin pas vendimit të tij për të ndërhyrë ushtarakisht në shtetin fqinj.
Ai ka thënë se arsyeja e mbajtjes së kontaktkeve, bëhet “që ta bindë atë për ta ndalur luftën” si dhe për ta parandaluar “zgjerimin e konfliktit”.
Adresse aux Français. https://t.co/rxRw7lubAT
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) March 2, 2022
Si pjesë e përpjekjeve të Francës, presidenti tha se do të vazhdojë të përpiqet të qëndrojë në kontakt me presidentin rus Vladimir Putin.
Pavarësisht se përsëriti që Franca “nuk është në luftë me Rusinë”, Macron paralajmëroi se shumë pjesë të ekonomisë së vendit do të vuajnë si rezultat i pushtimit të Ukrainës dhe se i ka kërkuar kryeministrit francez të punojë për një plan rimëkëmbjeje ekonomike.
Ai shtoi se disa qindra trupa janë dërguar gjithashtu në Rumani, “Ne po kthehemi në një tragjedi në histori dhe duhet të përgjigjemi duke marrë vendime historike”.
“Unë kurrë nuk do të ndaloj së mbrojturi ato dhe gjithashtu duke mbrojtur ato vlera. Rroftë republika. Rroftë Franca,” përfundoi Macron.
Ndryshe, shumë viktima janë shënuar edhe në ditën e shtatë të agresionit rus në Ukrainë.