75 Mall Live Search
09:14 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / AR

Macroni i shkruan Vuçiqit për Ditën e Pavarësisë, përmend marrëveshjen me Kosovën

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, i dërgoi një mesazh urimi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për Ditën e Pavarësisë së Serbisë, transmeton Indeksonline.

Macroni tregon se gjatë vizitës së tij në Beograd, më 15 dhe 16 korrik 2019, ai arriti të shihte se sa Franca është e pranishme në zemrat e serbëve, raporton rts.

Po ashtu, në letrën e tij ai përmendi edhe marrëveshjen me Kosovën.

“Sikurse që kemi folur në Paris, unë mbetem i përcaktuar për të mbështetur përpjekjet në lidhje me dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen ndërmjetësve evropianë, që synim është arritjen e marrëveshjes përfundimtare gjithëpërfshirëse e cila do t’i kontribuonte stabilitetin të përgjithshëm në rajon”, thuhet në letrën e Macronit.

Ai është i bindur se realizimi i projektit të metrosë në Beograd, si një simbol i bashkëpunimit, do të bëjë të mundur tërheqjen e investimeve të tjera franceze./Indeksonline/