21:50 / E Diele, 24 Prill 2022 / AR

Macron mban fjalimin e fitores

Emmanuel Macron ka mbërritur në podiumin e Kullës Eiffel, me gruan e tij Brigitte nën tingujt e himnit evropian (Beethoven’s Ode to Joy) i udhëhequr nga një turmë fëmijësh. Ai ndaloi dhe përshëndeti mbështetësit duke i shtrënguar duart.

Emmanuel Macron e nis fjalimin e tij të fitores duke falënderuar mbështetësit e tij dhe popullin francez.

“Shumica prej nesh kanë zgjedhur të më besojnë mua”, thotë ai.

Mbështetësit thërrasin “dhe një dhe dy dhe pesë vjet të tjera”.