75 Mall Live Search
22:42 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / MSH1

Macron: Në rast paqeje në Ukrainë, Evropa duhet të përcaktojë rregulla bashkëjetese me Rusinë

Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi sot se Evropa do të duhet të “përcaktojë rregullat e saj të bashkëjetesës” me Rusinë sapo të arrihet një marrëveshje paqeje për t‘i dhënë fund luftës në Ukrainë, me qëllim “për të kufizuar rrezikun e përshkallëzimit”.

“Evropianët duhet të nisin këtë punë, me reflektimin dhe interesat e tyre të veçanta”, tha presidenti francez gjatë Konferencës për Sigurinë në Mynih.

Ai u propozoi evropianëve që të “nisin një seri konsultimesh mbi këtë çështje të rëndësishme”.

“Nëse Evropa dëshiron të jetë në pozicion force për të diskutuar me Rusinë në të ardhmen, vendet e Kontinentit të Vjetër duhet të zhvillojnë në mënyrë aktive mjetet në fushën e mbrojtjes”, theksoi Macron.