75 Mall Live Search
10:12 / E Shtunë, 17 Maj 2025 / FR

Macron nga Tirana: Uroj që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë javët e ardhshme

Presidenti francez Emmanuel Macron uroi që në javët e ardhshme të ketë rifillim të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai këtë deklaratë e bëri nga Tirana ku po mban një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“Udhërrëfyesi është shumë i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. BE është legjitime për të kërkuar që të ketë avancime konkrete në çështjen politike mbi zgjedhjet e komunave që s’kanë qenë të kënaqshme, për sigurinë.

Kjo është e njohur s’ka asgjë të re. Mendoj që ekzigjenca nuk është humbje besueshmërie. Duhet të dalë nga kjo ballëpërballje që bllokon situatën.

Uroj që javët e ardhshme të rifillojmë dialogun edhe me Prishtinën edhe me Beogradin sepse secili vend është përballur me vështirësi politike sociale. Kërkesat janë legjitime nuk duhet të lënë të vendoset një dialog i tërthortë, s’është mënyrë korrekte për të avancuar”, ka thënë Macron.