75 Mall Live Search
12:06 / E Martë, 21 Qershor 2022 / AR

Macron nis bisedimet me partitë e tjera për të shpëtuar qeverinë

Presidenti francez nis përpjekjet për të ruajtur pushtetin, pasi humbi shumicën parlamentare në zgjedhjet e së dielës. Kreu i Elizesë do të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit e partive kryesore politike të Francës për të gjetur një zgjidhje politike.

Ai është nën trysni për të siguruar mbështetjen e rivalëve për të përmbushur agjendën e reformave të qeverisë së tij. Por as e djathta ekstreme e Marin Le Pen dhe as aleanca e majtë e Jean-Luc Mélenchon nuk duan të bashkëpunojnë me të.

Kjo nënkupton se presidentit i duhet të fitojë mbështetjen parlamentarëve mainstream, nga e majta dhe e djathta për të formuar një shumicë funksionale.

Analistët parashikojnë se një ujdi mund të siglohet me republikanët e kahut të djathtë edhe pse lideri Christian Jacob deri më tani e ka përjashtuar një mundësi të tillë.