75 Mall Live Search
23:16 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Macron nuk i’a lëshon dorën Haradinajt për disa sekonda, e lutë të reflektoj!

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka postuar një video në faqen zyrtare në Facebook duke u përshëndetur me presidentin e Francës Emanuel Macron dhe kancelarën gjermane Angela Merkel, pas përfundimit të Samitit me liderët e Ballkanit Perëndimor në Berlin, shkruan Indeksonline.

“Në përfundim të takimit të nivelit të lartë të thirrur nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron me liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Indekosnline.

Gjatë takimit të sotëm liderët e Francës dhe Gjermanisë përsëri kanë kërkuar nga kryeministri Haradinaj që të heq taksën ndaj Serbisë.

Presidenti Macron shihet në këtë video duke i’a mbajtur dorën për disa sekonda Haradinajt dhe duke kërkuar që ai të reflektoj. /Indeksonline/