23:50 / E Martë, 28 Maj 2024 / MSH

Macron për njohjen e shtetit palestinez: Po ndodh në moment të dobishëm

Presidenti i Francës Emmanuel Macron thotë se njohja e një shteti palestinez nuk është një “temë tabu”, por ajo duhet të ndodhë në një “moment të dobishëm”.

“Nuk ka asnjë tabu për Francën dhe unë jam plotësisht i gatshëm të njoh një shtet palestinez, por … mendoj se kjo njohje duhet të ndodhë në një moment të dobishëm,” tha ai në një konferencë shtypi me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

“Unë nuk do të bëj një njohje të emocioneve,” shtoi ai.

Vendimet e Spanjës, Norvegjisë dhe Irlandës për të njohur zyrtarisht një shtet palestinez kanë ndezur një debat mbi këtë çështje. Brenda 27-vendeve të Bashkimit Evropian ka mosmarrëveshje për këtë veprim.

Për dekada, njohja formale e një shteti palestinez është parë si përfundimi i një paqeje të negociuar mes izraelitëve dhe palestinezëve.