Macron: Përpjekja për ndryshimin e regjimit iranian me mjete ushtarake, do të çonte në kaos

Presidenti francez, Emmanuel Macron, shprehu qendrimin e tij kundër përpjekjes për të ndryshuar regjimin iranian me mjete ushtarake.
“Unë besoj se gabimi më i madh sot është të kërkosh një ndryshim regjimi në Iran përmes mjeteve ushtarake, sepse kjo do të çonte në kaos”, u tha Macron gazetarëve në Kananaskis të Kanadasë, ku G7 po mban samitin e saj vjetor.
Macroni u përplas me presidentin e SHBA-së Donald Trump të hënën, pasi u tha gazetarëve se Trumpi ishte larguar herët nga takimi, për të diskutuar negociatat e armëpushimit midis Izraelit dhe Iranit.
Macroni tha se Franca do të mbështeste një armëpushim, megjithëse Trumpi e hodhi poshtë shpejt idenë se po punonte drejt një të tille.
“Përgjegjësia jonë është të rifillojmë diskutimet sa më shpejt të jetë e mundur për të rivendosur një kornizë për adresimin e çështjeve bërthamore dhe balistike. Kjo është ajo që Franca ka bërë vazhdimisht gjatë 10 viteve të fundit”, tha Macroni.