75 Mall Live Search
16:39 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Macron pranon ftesën e Putinit

Presidenti i Francës Emmanuel Macron do të marrë pjesë në ceremonitë me rastin e 75-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore, më 9 maj të vitit të ardhshëm, pasi pranoi ftesën e homologut të tij rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike.

“Macron pranoi me mirënjohje ftesën e Vladimir Putinit për të marrë pjesë në ceremonitë,” njofton Kremlini, duke shtuar se të dy liderët ranë dakord për kontaktet e ardhshme në formate të ndryshme.