75 Mall Live Search
20:58 / E Diele, 24 Prill 2022 / AR

Macron President, nis festa në Paris pas rezultatit të Exit Polleve

Rezultatet e Exit Polleve dalin në përfundimin se Macron rizgjidhet President.

Menjëherë pas kësaj, në Paris ka nisur festa! Brohoritjet shurdhuese dëgjohen në sheshin kryesor poshtë kullës Eiffel nga qytetarë që mbajnë pankarta në duar dhe flamujt kombëtar.

“Macron President”, brohorasin mbështetësit e tij pas rezultateve të exit-pollleve që i dhanë mandatin e dytë më 58% të votave.

Kundërshtarja e tij, Marine Le Pen, sipas projeksioneve ka marrë vetëm 42% të votave.