75 Mall Live Search
11:28 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Macron pret sot në takim Putinin

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti rus Vladimit Putin do të takohen sot në jug të Francës për të diskutuar rreth çështjeve të krizave botërore, duke përfshirë Ukrainën, Iranin dhe Sirinë, si dhe do të bëjnë përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet e Moskës me Bashkimin Evropian.

Macron ka ftuar Putinin pasditen e së hënës në rezidencën e tij verore, the Fort de Breganon në rivierën franceze në një takim i cili do të pasojë me një darkë, dy ditë para nisjes së takimit 7-kombësh në qytetin francez Biarritz me presidentin Donald Trump dhe liderë të tjerë.

Franca është kryesuese e presidencës së G7 të për këtë vit.

Në këtë mes bëjnë pjesë Britania e Madhe, Kanadaja, Gjermania, Italia dhe Japonia.

Rusia është përjashtuar nga ky grup pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, transmeton KosovaPress.

Macron pritet që rezultatet e takimit me Putinin, t’u prezantojë liderëve të tjerë në Biarritz nga 24-26 gusht.