23:36 / E Enjte, 25 Prill 2019

Macron: Projekti i “Zonës Shengen” nuk po funksionon

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është shprehur i bindur që projekti i “Zonës Shengen” nuk është duke funksionuar.

Gjatë një fjalimi sot, ai paralajmëroi reforma të mëdha në administrata, tek të drejtat e njeriut dhe mbajtja gjallë e “Projektit Francez” për demokraci.

Ndërsa komentet rreth “Zonës Shengen” erdhën pas pakënaqësive të francezëve për rritjen e emigrantëve.

Tema rreth emigrantëve ka qenë ndër më të folura në skenën politike të Francës. Partitë e djathta e kanë shfrytëzuar këtë temë në maksimum./Indeksonline/