75 Mall Live Search
17:40 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Macron – Putin takohen më 19 gusht

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin në gusht.

Kabineti i Macron njoftoi se takimi do të mbahet më 19 gusht në Fort de Breganson, një vendpushim i presidentit francez.

Pas takimit të dy udhëheqësve, do të mbahet takimi i G7, në të cilin Rusia nuk do të marrë pjesë, pasi që u përjashtua pas pushtimit të Krimesë në vitin 2014.