Macron: Rinegociimi i Brexit-it s’është opsion
Boris Johnson do të takohet më Emmanuel Macronin, disa orë pasi presidenti francez insistoi se rihapja e negociatave për Brexit-in nuk është opsion.
“Ne duhet të ndihmojmë britanikët të merren me këtë krizën e brendshme demokratike, por nuk duhet të jemi peng i saj dhe as ta eksportojmë atë”, tha Macron.
Të mekurën, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se tashti është e rëndësishme që Mbretëria e Bashkuar të gjejë një plan që mund të funksionojë, transmeton KosovaPress.
Johnson ka thënë se marrëveshja mund të arrihet nëse ka mjaftueshëm durim.