16:13 / E Premte, 09 Qershor 2023 / A. M.

Macron shkon në Annecy, pas sulmit barbar – aty jetojnë edhe shumë kosovarë!

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka vizituar Annecyn, një disa pas sulmit barbar me thikë nga një refugjat sirian (46 vjeçar).

Numri një i Francës vizitoi familjet e viktimave dhe u siguroi mbështetjen e të gjithë kombit.

Njëzet e katër orë pas sulmit me thikë në Annecy që la gjashtë të plagosur, përfshirë 4 fëmijë të vegjël, Emmanuel Macron, i shoqëruar nga gruaja e tij Brigitte, ishte i pranishëm në Savoir pasditen e kësaj të enjte.

“Kuptimi i vizitës sime është që të sjell mbështetjen e gjithë kombit për këta fëmijë dhe familjet e tyre”. Ai u shpreh edhe “krenarinë” e tij për shpëtimtarët që ishin kujdesur shumë shpejt për të plagosurit.

Sulmi ndaj fëmijëve është akti më barbar që ekziston”, deklaroi edhe presidenti i Republikës, i cili saktësoi se, sipas Ministrisë së Jashtme, vajza holandeze e plagosur nga sulmi tashmë ishte “jashtë rrezikut”.

Kujtojmë se në Annecy jetojnë një numër i madh i kosovarëve. /Indeksonline/

Image
Image
Best Things To Do In Annecy, France (A Travel Guide)
Annecy: Eine Alpenstadt zum Verlieben - [GEO]
Annecy : une attaque au couteau fait 6 blessés, dont des enfants
Annecy Day Trips from Geneva - 2023 Travel Recommendations | Tours, Trips &  Tickets | Viator