75 Mall Live Search
10:11 / E Hënë, 06 Maj 2024 / L K

Macron takon babain e Mbappes, zbulon një sekret

Emmanuel Macron , presidenti i njëzet e pestë i Republikës së Francës e ka takuar babain e Kylian Mbappes.

Presidenti francez ka kërkuar nga skuadra e re e Mbappes, cila do të jetë ajo, që të lejojë futbollistin francez të luaj në Lojërat Olimpike.

“Unë takova babanë e Mbappe javën e kaluar dhe i bëra pyetjen se a dëshiron Kylian që të luajë në Lojërat Olimpike. Ai më konfirmoi dëshirën e djalit të tij, por nuk e di nëse skuadra e re e tij mund ta lejoj që të luaj në këtë ngjarje” ka thënë Macron.

Mbappe kishte konfirmuar më parë dëshirën e tij për të luajtur në Lojërat Olimpike verore. Macron kishte penguar Mbappen në vitin 2022 që të nënshkruante me Real Madridin./Indeksonline/