75 Mall Live Search
10:44 / E Hënë, 04 Prill 2022 / MSH

Macron targeton industritë ruse të naftës dhe qymyrit

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje qe të shtohen sanksionet e ndërkombëtarëve kundrejt Rusisë, pas terrorit të djeshëm në qytetin Bucha.

Sipas tij, targetimi i industrisë së naftës dhe qymyrit do të “lëndonte” Rusinë.

“Në ditët në vijim, Franca do të koordinojë hapa të tillë me partnerët e saj të BE-së, veçanërisht Gjermaninë” ka thënë Macron.

Ai ka sugjeruar që BE ka akoma sanksione të cilat mund t’i vendosë kundër individëve rusë.

Ndonëse përmendi naftën dhe qymyrin, Macorn nuk tha gjë për gazin, i cili përbën dikur rreth 40% të importeve të gazit natyror në Bashkim Evropian.