75 Mall Live Search
20:34 / E Diele, 16 Gusht 2020 / indeksADMonline

Maddona skenar filmi për jetën e vet artistike

Ylli i muzikës, Madonna, ka filluar të shkruaj një skenar filmi bazuar në rrugën deri tek të bërit yll popi. Ajo është duke punuar në këtë projekt me fituesin e çmimit akademik, Diabllo Kodi, i cili po ashtu ka bërë skenarin e filmit të vitit 2007 ‘Juno’. Për tu inspiruar që të shkruaj këtë skenar, Madonna i është kthyer ditarëve të saj dhe arkivit.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur revista The Sun, ku një burim për të thotë se Madona është pa dyshim njëra prej superyjeve të muzikës të të gjitha kohërave, dhe një film dedikuar jetës së saj do të ishte si një eksplodim, skandaloz dhe intrigues. Sipas këtij burimi, Madonna do të ketë kontroll të plotë në këtë skenar.

Në vitin 2023 , Madonna do të shënojë 40 vjetorin e albumit të saj debutues dhe ky film do të jetë një mënyrë e përkryer për ta kremtuar këtë. Spekulimet për këtë erdhën pak kohë pasi që Madonna tha se mendon të bëjë marrëveshje me kompaninë Warner Records.